Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda ka mbërritur sot në një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ishte kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj ai që priti homologun e tij, ndërsa në nder të tij është organizuar një ceremoni zyrtare.
Kjo është vizita e parë zyrtare pas 20 vitesh e një Presidenti polak në Shqipëri.
Pas ceremonisë Presidentët do të zhvillojnë një takim dhe më pas do të kryesojnë delegacionet e të dy vendeve në një takim të zgjeruar, ndërsa në mbarim të takimit, ata do të zhvillojnë një konferencë për media.