Ditë më parë ish banorja e Big Brother VIP Albania 2, Tea Trifoni i befasoi të gjithë me deklaratën e saj ku u shpreh se ishte kërcënuar me jetë pas spektaklit nga ana e Kiarës dhe burrit të tezes së saj. Ajo tha se Kiara së bashku me familjarin e saj e kishin kërcënuër tek dera e hyrjes së emisionit dhe se produksioni kishte dijeni për këtë situatë.
Nga ana tjetër moderatorja Kiara Tito, e mohoi një deklaratë të tillë.
Por së fundmi, pretendimin e Teas e ka mbështetur edhe opinionistja e emisionit, Zhaklin Lekatari e cila në një post ku kërkohej mendimi i ndjekësve mbi deklaratën e Teas, ka komentuar se është e vërtetë ajo që ish konkurrentja thotë.
Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, mbahet finalja e madhe e këtij emisioni, ku finalistë janë Luizi, Efi, Deamishel dhe Kristi.