Modelja Almeda Abazi ka rrëfyer fillimet e lidhjes së saj me aktorin e njohur turk, Tolgahan Sayişman.
Almeda ka treguar se dhe ajo dhe Tolgahan kanë të njëtin tip të tërhequr çfarë i pendoi fillimisht për të hedhur hapat e parë të lidhjes.
Modelja tregoi se si në fillim të dy prisnin që hapin e parë ta bënte tjetri dhe më pas Tolgahan e ftoi të dilnin të dy bashkë.
Pjesë nga intervista:
Almeda: Kishim të njëjtin rreth shoqëror. Shiheshim me njëri-tjetërin shumë shpesh. Pëlqeheshim, por që nuk e denim.
Erjona Rusi: Por s’kishte asnjë shkëndijë. Nuk kishte bërë ndonjë gjest, apo nuk e di?
Amleda: Sigurisht që kishte, por unë jam pak njeri i ftohtë në aspektin e lidhjeve. Nuk flirtoj shumë kollaj, ndaj ja lash Tolgës atë pjesë. Por që pëlqimin e kisha sigurisht. Edhe Tolga tipin e ka si unë, që do të thotë se edhe ai ka pritur nga unë.
Pra të dy prisnim nga një shenjë nga njeri-tjetri dhe Tolga e dha shenjën.
Erjona Rusi: Cili ishte ky sinjali i parë?
Almeda: Në fillim neve ishim… pra siç e thash, unë nuk dola me ftesën e parë. Ne në fakt kishim dalë shpesh në grup, por kësaj radhe kërkoi që të dilnim tek.