Astrologia e njohur, Meri Shehu, ka zbuluar se cila është shenja më me fat e horoskopit për këtë vit.
Teksa ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ajo tha se Luanët do të kenë sukses si në karrierë ashtu edhe në martesë. Sipas saj, ata kanë qenë nën ujë dhe tani do të dalin.
“Shkojmë te Luanët të cilët kanë fushën e karrierës dhe martesën. Unë mendoj se Luani është një nga shenjat më me fat, qoftë për këtë muaj, qoftë për këtë vit. Jupiteri futet në zenith të shenjës së tyre, në vitrinë të themi, kjo do të thotë që i nxjerr në pah ose bën një martesë shumë të fuqishme ose një karrierë shumë të fuqishme. Kanë qenë nën ujë dhe dalin. Kanë qenë nëndetëse, bëhen aeroplanë”, tha astrologia e njohur.