22 Maj- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë me dije se falë Programit të Kujdesit Oral në shkolla kanë kryer vizita dhe trajtime për dhëmbër 54 mijë fëmijë.

Manastirliu nënvizon se programi i kujdesit dentar tek fëmijët po vijon nëpërmjet kabineteve dentare në shkolla dhe klinikave stomatologjike  levizëse në zonat rurale.

“54 MIJË fëmijë kanë kryer vizita, depsitime dhe procedura për kujdesin e dhëmbëve në kabinetet dentare në shkolla dhe përmes dy Klinikave Stomatologjike Lëvizëse, që vijojmë rrugëtimin në zonat rurale e periferike.
Pas Nepravishtës, Thumanës, DerviçanIt, Krutje e Sipërme, Lekaj, Lunxhëri, Përmet, Klos, Memaliaj, Fshati Shtodhër, Klinikat Stomatologjike Lëvizëse do të jenë këtë javë në Finiq, Selenicë, Himarë, Konispol, Sarandë, Delvinë.
#FëmijëtTëParët”,- shkruan Manastirliu.

Programi i shëndetit të syve dhe ai i shëndetit oral, për depistimin e fëmijëve në shkolla është mirëpritur nga nxënësit dhe prindërit në të gjithë vendin.