Pas prezantimit të tre projekteve për stadiumin e ri të ‘Flamurtarit’ në Vlorë, alternativa e studios belge XDGA u shpall fituese.

‘Për të zgjedhur fituesin pamë me kujdes termat e referencës të një koncept të ri për qendrën e qytetit së bashku me stadiumin. Nuk e kemi parë si një skemë më vete, por si një skemë që duhet të merren parasysh edhe aktorë të ndryshëm. Në pamë edhe fizibilitetin, kërkesat financiare dhe për këtë arsye kemi zgjedhur ‘XDGA’ si fitues.’- u shpreh një nga anëtarët e jurisë.

‘Jemi shumë të kënaqur, pasi jemi vërtet të përfshirë në qytetin e Vlorës.’- tha përfaqësuesi i studios fituese.

Në garë ishin edhe 2 projekte të tjera nga studiot prestigjioze bashkëkohore FUKSAS (Itali) dhe OPPENHEIM Arkitekturë (SHBA & Zvicër).