Në Bashkinë Gjirokastër janë numëruar deri më tani 25 nga 67 kuti në total. Kandidati i Partisë Socialiste Flamur Golemi udhëheq me 76.47 %, ndërsa Dorjan Lani i ‘Bashkë Fitojmë’ vetëm me 23.53 %.
Në bashkinë Memaliaj, kandidati i dyshes Berisha-Meta, Albert Malaj është shpallur fitues me 52.75 %, ndërsa Gjolek Guci i PS-së ka marrë vetëm 47.25 %.
Në Bashkinë Dropull ka përfunduar numërimi dhe fitues është shpallur Dhimitraq Toli me 81.25% i Partisë Socialiste, ndërkohë që rivali i tij më i afërt Thanas Maneka i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ ka marrë 14.87% të votave, ndërsa Kosta Garo nga Nisma Thurje ka marrë vetëm 3.88% të votave.
Në Bashkinë Përmet janë numëruar deri më tani 21 QV ka 23 gjithsej dhe udhëheq bindshëm Alma Hoxha e PS me 76.56 %, ndërsa rivali i saj Edmond Komino është më 23.44 %.
Në bashkinë e Tepelenës ka përfunduar numërimi. Kandidati socialist Tërmet Peçi ka fituar me 82.67 %. Rivali tij Baftjar Imeri i BF ka fituar me 10.33 %, ndërsa Partia Demokratike ka fituar vetëm 7.00 %.
Në Bashkinë Këlcyrë janë numëruar 16 nga 17 kuti dhe me vetëm një këti mund të themi që PS po shkon drejt fitores së sigurt me kandidatin Klement Ndoni me 49.48%. Rivali Arjan Kasaj i BF me 47.1%. Është shumë e vështirë që një kuti të rrëzojë diferencën. Ndërkohë që në këtë bashki është edhe kandidati i PD Adriatik Spahiu, i cili nuk ka marrë më shumë se 3.4%.
Në Bashkinë Libohovë duket se fitues mund të jetë kandidati i opozitës Adil Xhelili, nën logon e ‘Bashkë Fitojmë’. Ai udhëheq me 54.19% të votave kur janë numëruar 7 nga 9 qendra votimi. Kandidati socialist shkon 45.8%.