Qarku i Vlorës është një ndër qarqet ku është fituar nga kandidatët e Partisë Socialiste. Drejtuesi politik i qarkut Blendi Klosi në fjalën e tij ka falenderuar të gjithë mbështetësit dhe ka theksuar se tashmë nis puna për të çuar para projektet e fituara në të gjithë bashkitë e qarkut.
Sipas tij ajo që vlen të theksohet është se kandidati i PS për bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha ka fituar me me 70%5 % më shumë se çdo kandidat tjetër të qarkut duke dëshmuar se mbështetja ndaj tij është e padiskutueshme.
Ndërkaq në fjalën e tij kryebashkiaku i zgjedhur, Ermal Dredha është shprehur se ndihet shumë i vlerësuar dhe në këto vite do të punojë shumë për të bërë Vlorën lokomotivën e turizmit në të gjithë Shqipërinë.
“Ndihem shumë i vlerësuar me votën që vlonjatët më besuan Vlorën, dhe ndihem shumë Imirënjohës ndaj struktrurave të PS që me përkushtimin e tyre bënë që ne të jemi në drejtimin tonë siç Vlora e Meriton. Kjo vjen falë investimeve të bëra nga qeveria shqiptare dhe kryeministri i vendit. Ndihem i përulur për atë votë. Unë si djalë Vlorë premtoj se nuk do të ketë gjumë por vetëm punë dhe shërbim për ta çuar Vlorën aty ku duhet, Vlora do të ndihet lokomotiva e turizmit për të gjithë Shqipërinë”, ka thënë Dredha.