Zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe njëherazi drejtuesja politike e PS në qarkun e Dibrës ka qenë e pranishme në bashkinë e Matit, për të ndjekur nga afër procesin e numërimit.
Balluku tha se i gjithë qarku i Dibrës do të drejtohet nga kandidatë të Partisë Socialiste, madje fitorja do të jetë edhe me një rezultat të thellë.
“Për Klosin është një frymëmarrje, jemi në kutinë e 10 dhe avantazhi i Valbonës është mbi 400 vota. Pas Klosit shkova në Bulqizë, atje në kutitë e para Festime Mjeshtri fiton ndjeshëm, ndërkohë vijon numërimi në qytet, ku edhe aty diferenca mes palëve është e ndjeshme.
Tash, që ta mbyllja, pasi Mati nuk kishte nevojë që ta shikoja, pasi e filloi numërimin më parë nga të gjithë. Duke fituar një nga qendrat që në 2021 ka qenë humbëse, qendrat e Bazit. Këtu në Peshkopi për të parë se si shkon numërimi dhe për të korrur një fitore të madhe.
Unë besoj që për momentin nuk është një avantazh i thellë, pasi janë hapur kutitë e para. Patjetër që është një trend tregues, dhe 4 bashkitë e Dibrës do të drejtohen nga kandidatët e PS.
Në agim do të kemi një rezultat në të katërta bashkitë, që ndoshta do të ketë një rezultat të thellë” tha Balluku.