Hasan Bello

1.Sepse jo vetëm nuk korrigjoi, por thelloi një padrejtësi qe regjimi komunist i beri shumicës së shqiptareve duke i shpronësuar. Madje, nëse Enver Hoxha e shtetëzoi token, “opozita” e ndau atë me ligjin 7051 duke e futur shoqërinë ne një konflikt permanent civil, juridik dhe politik. Ajo nuk kishte aspak nevoje ta bënte këtë, sepse ne vitet 1945-1990 regjimi komunist trefishoje fondin e tokës së punueshme. Kjo nëpërmjet punës së papaguar te aksionisteve, te burgosurve dhe internuarve, te cilët i detyroi te thanin kënetat, te punonin brezaret dhe te hapnin toka te reja. Prandaj rikthimi i sasisë se shtetëzuar pronareve legjitime, nuk kishte asnje pengese. Ne 1991 toke kishte dhe për ata qe nuk kishin pasur para 1944.

Por kjo nuk u be për arsye politike.

“Katovica” shqiptare kishte si qëllim të ruante bazën social-ekonomike te komunizmit dhe te pengonte krijimin e një shtrese, qe para 1944 përbente pjesën me vitale të shoqërisë, politikes dhe ekonomisë. Nga kjo shtrese kishte premisa qe te lindte (ose rilindte) e djathta e vërtete shqiptare. Kështu, me një ligj antikombëtar fondi i tokës së punueshme iu shpërnda ne mënyre kaotike fshatarit, duke nëpërkëmbur pronaret legjitime.

2.Për të disatën here “opozita” shpërdoroi besimin e shqiptareve në emër të interesave personale, okulte dhe familjare. Ajo pengoi qarkullimin e elitave, afrimin e intelektualeve, profesionisteve dhe njerëzve të ndershëm, të cilët me besimin tek Zoti, Atdheu dhe vlerat e traditat me te mira kombëtarë do të jepnin kontributin e tyre për ndërtimin e shoqërisë dhe shtetit shqiptar.

3.”Opozita” nuk kishte asnjë kauz, ideal dhe parim për të cilin luftoi. Përkundrazi, u tregua selektive ne funksion te interesave okulte dhe lidhjeve qe kishte me oligarket e rradhes. Shkurt, një grup njerëzish pa bosht, pa shtylle kurrizore, pa ide, pa program, pa frymë. Vetëm luftë për kapjen e “çelësave” të “opozitës”. Atëherë 65-70% e shqiptareve refuzuan te behen pjese e farsës. Votoi administrata dhe familjaret e tyre. Dhe mire bene. Kështu, në thelb nuk ka as “humbës” e as “fitues”.

4.Djegia e mandateve, mos hyrja ne zgjedhjet lokale dhe lufta imagjinare me mullinjtë e erës (SHBA dhe Britaninë) është një tjetër krim për të cilin ishte e dënuar te humbte “opozita”.

PS ka detyrimin politik dhe moral ta nxjerre vendin nga bataku i korrupsionit, prapambetja ekonomike, krimi dhe padrejtësitë. Nëse e bën dot, le ta beje. Ndërkohë kush është kundra le te filloi punën për të ardhur ne pushtet kur te jete kismet.

Rendësi ka Shqipëria, partitë ikin e vijnë…