Nëse doni ta vizitoni Thethin, duhet të nxitoni me prenotimet pasi si asnjëherë më parë, turistë nga e gjithë bota, kanë trokitur në dyert e thethjanëve pa ardhur ende mirë sezoni turistik.

Rekordi i vendosur gushtin e kaluar, me kapacitetin maksimal prej më shumë se 2000 vizitorësh në natë, pritet të thyhet këtë vit e madje kjo vizitueshmëri të jetë një normalitet për 3 muajt e verës.

“Për të huajt, Thethi dhe alpet janë një destinacion që nuk duhen humbur”, tha operatori turistik Fatmir Berishta.

“Është një vend shumë i bukur. Nuk ka shumë njerëz dhe duket çdo gjë e virgjër. Pra nuk është komercial dhe prandaj ne e dashurojmë Thethin”, tha një turist.

“Ishte ideja e të dashurit tim sepse atij i pëlqen të vizitojmë të tilla vende, zonat e paeksploruara mirë dhe të veçanta. Në Poloni nuk është diçka e zakonshme të bësh turizëm në Shqipëri por ne erdhëm dhe jemi shumë të kënaqur. Do të rikthehemi sërish”, tha shoqëruesja e tij.
“Çfarë mendoj për Shqipërinë ? Është gjithçka shumë e bukur dhe e veçanta është se kemi shumë për të zbuluar. Thethi është i veçantë. Jemi nisur në këmbë nga qendra e fshatit për të shkuar tek syri i kaltër”, tha një turist spanjoll.
Nëse Thethi është fshati që natyra i ka dhuruar gjithçka dhe është i jashtëzakonshëm, pamje të tilla kjo pike turistike nuk e meriton.