Futbolli është një botë e çmendur. Ajo që është e bardhë sot, nesër mund të rezultojë e zezë. Dhe anasjelltas. Asgjë nuk është e pandryshueshme. Ne gazetarët përpiqemi të vazhdojmë me vorbullën e informacionit.

‘Rasti Messi’ është shembull paradigmatik i një furie të tillë. Në vetëm 48 orë, ai ka kaluar nga prishja e marrëdhënieve me PSG-në në kërkimin e faljes për klubin dhe shokët e skuadrës në përpjekje për të ridrejtuar krizën dhe, ndoshta, për të përcaktuar të ardhmen e tij. Nuk ka asnjë shpjegim logjik për atë që po ndodh me yllin argjentinas.

Kronologjia e ngjarjeve është shumë e qartë: një muaj më parë ai vendosi të refuzojë propozimin e rinovimit, sepse nuk ishte i qartë për projektin sportiv të sezonit të ardhshëm; dy ditë më parë PSG e sanksionoi me 15 ditë punësimi dhe rroge pse shkoi në Arabinë Saudite pa leje nga klubi, ndërsa dje Messi publikoi një video në rrjetet e tij sociale duke kryer një akt të paprecedentë pendimi. Kush e kupton, le të na e shpjegojë…. Përfundimi? Askush nuk e di saktësisht se ku do të luajë Messi sezonin e ardhshëm. As vetë Messi.

DY OFERTA QË KA MESSI
Për momentin ai ka vetëm dy oferta në tavolinë: vazhdimësinë që i ofron PSG-ja ose marrëzitë milionëshe, 400 sa thonë, që do t’i jepte Arabia Saudite. Asnjë klub tjetër nuk ka lëvizur zyrtarisht për t’i marrë shërbimet e yllit argjentinas.

Fjalët e mira të Barçës për momentin përmblidhen në një deklaratë synimi me më shumë iluzion sesa realitet. As ata më të afërtit me Messin nuk janë në gjendje të parashikojnë të ardhmen e tij. Por është marrë një vendim: brenda dy muajsh, misteri duhet të zgjidhet. Futbollisti nuk dëshiron ta nisë verën pa ekip.

PLANI I QËNDRUESHMËRISË
Plani ambicioz i fizibilitetit i Barçës (ulja e shpenzimeve prej 200 milionë euro) është ende vetëm një plan. Në rast se do të realizohej dhe La Liga e pranonte atë, klubi Blaugrana mund të përpiqet të avancojë me nënshkrimin e Messit. Por nuk ka shumë optimizëm. Humori në zyrat e “Spotify Camp Nou” luhatet me një ritëm marramendës.

Nga euforia te maturia, pa zgjidhje vazhdimësie. Me Javier Tebas që ruan diskursin e tij jo fleksibël: nuk do të ketë trajtim favorizues. Në këto rrethana është e logjikshme që Messi dyshon, pavarësisht të gjitha mesazheve me qëllim të mirë që i vijnë nga Barcelona. Çfarë do të ndodhë me Messin? Kjo është pyetja e madhe pa përgjigje…