Në Bashkinë e Korçës ka përfunduar numërimi. Kryeson bindshëm kandidati socialist Sotiraq Filo, i cili merr mandatin e tretë me 20966 vota përkundrejt 13631 votave të kandidates së Bashkë Fitojmë, Ledina Alolli.

ë Bashkinë e Pustecit tashmë nuk ka histori. Partia Socialiste ka arritur ta marrë edhe këtë bashki. Nga 8 kuti në total, deri më tani janë numëruar 7. Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Pali Kolefski ka marrë rreth 64%, ndërsa kandidati i PD, Pandi Jani 36%.

Ndërkohë që në Bashkinë e Devollit ka përfunduar numërimi, ku kandidati i PS Eduard Duro kryeson me 8376 vota, ndërsa Elvis Hajdërlli i BF me 8011 vota. Kandidati i pavarur Çlirim Hoxha ka marrë 81 vota.

“Çdo garë ka emocionet e veta. Kjo ka qenë gara më e bukur e jetës time, edhe pse më e vështira. Alibia e rivalëve ishte se morëm bashki të falur por dita e sotme tregon se populli i Devollit na beson dhe ajo bashki nuk ishte e falur. Sot nuk kam fituar unë, ka fituar Devolli. Jam kryetar për të gjithë e do punoj me të gjithë”, tha Duro.

Në Bashkinë e Kolonjës ka fituar kandidati i Partisë Socialiste Erion Isai me rezultat të thellë, 64.28% të votave, ndërsa rivali i tij Ethem Lumani 35.72%. Isai merr një mandat të dytë.

Në Bashkinë e Pogradec janë numëruar 50 kuti nga 106 dhe kryeson kandidati socialit Ilir Xhakolli gëzon 65.11% të votave, ndërsa rivali i tij Zini Tollozhina me vetëm 32.64%. Në garë është edhe një kandidat i forcës Lëvizja e Re, Rezart Laraku, i cili ka marrë 2.25%

Edhe Bashkinë e Maliqit kryeson kandidati socialist Gezim Topçiu i cili merr një tjetër mandat sipas këtij rezultati. Ai merr 66.75% të votave kur janë numëruar vetëm 57 kuti nga 76. Kandidati i BF, Alfred Gega, merr 33.25% të votave.