Kryeministri Edi Rama theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerim për personat që prodhojnë, importojnë apo tregtojnë qeset plastike njëpërdorimshe, tashmë të ndaluara.
Ai shtoi se Task Forca vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vijojnë me moszbatimin e ligjit.
“Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara.
Pas një fushate shembullore të informimit publik dhe ndërgjegjësimit të shumicës prej qytetarëve mbi rëndësinë e jashtëzakonshme të reduktimit të plastikës, TASK FORCA vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit”, shkruan Rama.