Qeveria ka propozuar projektligjin për ndryshime në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Shqipërisë. Në projektligjin e miratuar në mbledhjen e Këshillit të Ministrave parashikohet që personat të cilët kanë kryer krime ndaj të miturve të mos kenë të drejtë për të kërkuar gjykim të shkurtuar.
Nëni 403 i Kodit Penal thotë se personat të cilët kanë kryer krime të rënda që dënohen me burgim të përjetshëm nuk kanë të drejtë të kërkojnë gjykim të shkurtuar. Nëse miratohet në Kuvend projektligji i propozuar nga qeveria atëherë edhe personat që kryejnë krime ndaj të miturve nuk do kenë të drejtë të kërkojnë gjykim të shkurtuar.
“Në paragrafin e dytë, të nenit 403, të ligjit nr.7905, datë 21.3.1995, “Kodi Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pas fjalëve “… me burgim të përjetshëm …” shtohen “…, krimet e kryera ndaj viktimave të mitur si dhe për veprën penale të parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal …”- përpilohet në projektligjin e propozuar nga Këshilli i Ministrave që do të dërgohet për votim në Kuvend. Për miratimin e këtij projektligji në Kuvend janë të nevojshme 84 vota nga ligjvënësit. Sipas ligjit, të dënuarit të cilët kërkojnë gjykim të shkurtuar përfitojnë uljen e një të tretës të dënimit që marrin nga gjykata