Qytetarët e Matit braktisën sot Sali Berishën i cili shkoi për një takim elektoral në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit.
Numri i atyre që kishin dalë për ta pritur ishte tepër i vogël, kryesisht ish drejtues të institucioneve në kohën e qeverisjes së PD-së.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryebashkiaku Agron Malaj ka ironizuar takimin e Berishës,duke e krahasuar atë me “Ali Babën dhe 40 hajdutët”.
“Ali baba dhe 40 hajdutët erdhën në Mat ! I mblodhën militantët nga Bulqiza , Klosi dhe Mati.Sali rrumpalla me rrumpallat që i shkojnë nga pas”, thekson Malaj.