Fieri i dëshmoi Edi Ramës se ka qenë dhe mbetet kryeqyteti socialistëve.
Kryesocialisti përcolli atë që gjatë të gjithë kësaj fushate elektorale e ka theksuar si shqetësim i partnerëve të Shqipërinë për dyshen Berisha Meta.
“Na e thonë me shkrim e vulë dhe na e përsërisin se SaLike floriri, i cili ka bërë korrupsion madhor, ka minuar demokracinë shqiptare, ka kërcënuar sigurinë kombëtare, është i padëshirueshëm, ndaj na e hiqni nga sytë. Ne socialistët kemi ditur ç’të bëjmë me të. Dhe Fieri ja ka parë faqen e zezë kur shumica kujtonte se e kishte të bardhë dhe se ka pranuar kurrë, e ka refuzuar gjithmonë”- tha Rama.
Ky mesazh deklaroi Edi Rama, nuk është për socialistët dhe progresistët, por për ata të djathtë që njëlloj punojnë e jetojnë si socialistët.
“Ne nuk duam të vijnë të bëhen anëtarë të PS-së, por duhet t’i japim përgjigje kërkesës së aleatëve tanë që thonë që këtë individ të damkosur me vulën e non gratës mos e votoni……demokratët duhet të japin përgjigjen jo bazuar mbi argumentin “popull sovran” të Berishës, por duke bërë analizën e thjeshtë pse janë të djathtë”– tha Rama.