Akuzave të Sali Berishës për ambasadoren amerikane Yuri Kim i është përgjigjur kreu i qeverisë, i cili thotë se ka mashtruar me opinionin publik. Sipas Ramës, akuzat ndaj ambasadores për blerje të pronave në Shqipëri nuk qëndrojnë.
Në një intervistë televizive sqaroi se është një person me emrin Yuri Kim ka blerë prona në Shqipëri, por ai është një burrë ukrainas.
“Është një Yuri Kim që ka blerë prona në Shqipëri, por nuk është ambasadorja amerikane. Është një shtetas ukrainas që quhet Yuri Kim, gruaja e tij quhet Marina Kim dhe ka blerë prona në Sarandë”, tha Rama.