Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar mbrëmjen e sotme në miting përmbyllës në qytetin e Vlorës, ku prezantoi kandidatin Ermal Dredha. Kryesocialisti që në nisje të fjalës së tij, u shpreh se Vlorës i duhet të një kryetar i cili nuk fle gjumë. Rama premtoi se do të kthejë Vlorën në një kampion të turizmit në Ballkan.
‘Ermali më pyeti se çfarë pret nga unë i kam thënë që të rrosh pa gjumë! Vlorë si duhet një kryetar bashkie që rri pa gjumë, që zgjohet i pari dhe që shikon se në qytet nuk ka asnjë copë letër. Vlorës i duhet një kryetar bashkie që fle i fundit. Vlora është bashkia më problematike për pastrimin dhe kjo është e papranueshme. Nuk mund të vijë qeveria këtu të pastrojë Vlorën. Do e bëjmë Shqipërinë njishin e turizmit në Ballkan. I duhet një kryetar bashkie që matet 7 herë para se të firmosë një leje ndërtimi si kjo përballë që kam unë.’- tha Rama.
Rama u shpreh se do të kemi në këto zgjedhje fitoren më të madhe në historinë e pluralizmit.