Piramida i është rikthyer Tiranës me një dimension të rilindur dhe një madhështi ndryshe nga më parë, si zemra e Shqipërisë së Re të Inovacionit dhe destinacioni më i madh i teknologjisë digjitale në rajon.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga Piramida, ku qytetarë të shumtë vizitojnë ambientet e transformuara, duke u ngjitur me shkallë që e bëjnë ngjitjen shumë të lehtë për të arritur në majë të saj.

Projekti ambicioz për rijetësimin e ka transformuar si kurrë më parë këtë hapësirë, në një stoli për kryeqytetin me perspektivën e një prej pikave më të vizituara në të ardhmen për të gjithë turistët që vijnë në Shqipëri.

Transformimi i Piramidës në Tiranë vlerësohet si një nga 12 projektet më të mira arkitekturore në botë.