Teksa sulmoi ashpër kandidatin e opozitës Fredi Belerin për Bashkinë e Himarës, Kryeministri Edi Rama kërkoi votën për kandidatin e PS, kryebashkiakun aktual Jorgo Goro.

Në takimin elektoral me banorët e Himarës, Rama tha se pas kritikave ndaj Jorgo Goros, sot Himara është një nga qytetet më të pastra në vend.

Po kështu, kreu i qeverisë foli edhe për bllokimin e leje pa kriter për ndërtim.

“Jorgua nuk i ka bërë të tëra mirë. Unë e di çkam hequr për t’ja prishur gjumin atij. T’ju them pse unë dua të votoni Jorgon. Ky s’është i rënë nga qielli. Por ama tani që unë ja prisha gjumin këtij doni të votoni atë tjetrin? E ka bërë model të pastërtisë. Më thoshte Mirela Kumbaro ore ç’a ke. I thosha atij Jorgos nuk do t’i ndahesh. Këto ndërtimet se duhet t’i japim hakun. Këto ndërtimet që prishin Himarën kush i bëri? Që e shkatërruan Himarën? I bëri Jorgua? Jo. Për fat të keq të tjerët përpara.

Ai i ndjeri që pastë rehat atje ku është. Ai i ndjeri përpara këtij që vjen tani, ai meritonte çmimin Nobel për astronomi në krahasim me këtë. Ndërkohë që me Jorgon jemi mirëkuptuar shumë qartë që nuk ka leje ndërtimi nga ato që tmerrojnë dynjanë. Dhe është qetësuar situata. Dhe këtu ka vetëm përpara me zhvillime të reja sepse me turizmin që po zhvillohet të ardhurat do rriten sepse do rritet cilësia e turistëve. Ata vijnë dhe shtohen jo vetëm se ka det, por se ka gjithë këto gjëra të tjera që ne kemi ndërtuar dhe do vazhdojmë të ndërtojmë”, u shpreh Kryeministri.