Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot gjatë periudhës së fushatës së 14 majit, planin për stadiumin e Korçës.

“Unë besoj se Korça mund të jetë e para në këtë rrugë të re, në këto zhvillime të rreja që të ofrojë periudha optimale për skuadrat që duhet të kalojnë këtu periudhën e stërvitjes. Kërkesa që u kemi bërë arkitekteve ka qenë përtej fushës së blertë e stadiumit, dhe të ofrojë më tepër se një ndeshje.”- tha ai.