Gjatë takimit me qytetarët në Kukës, Rama ka folur edhe për zhvillimin e Tropojës që është bashki e këtij qarku. Ai tha se gjatë gjithë qeverisjes së demokratëve në Tropojë nuk pati asnjë zhvillim ndërsa tashmë ndryshimi është i dukshëm,Ndërsa u shpreh se edhe tropojanët të cilët duan të votojnë bazuar në faktin se Berisha është i zonës së tyre, nuk mund ta gjejnë këtë të fundit në fletën e votimit, por do t’u duhet të votojnë për Ilir Metën.
“Mirë ata që thonë e kemi bacën tonë, po ato që do votojnë për Like Floririn cfarë e kanë në Tropojë se do zgjohen në mëngjes, do shkojnë ta votojnë po baca në fletë votimi nuk është.
Keni parë që njeriu të dalë në rrugë të kërkojë votën dhe në fletën e votimit nuk e ka emrin. Do çohen demokratët e Tropojës, do shkojnë të votojnë tek fleta e votimit Like Floririn. Po ka degjenerim më të madh se kaq?”-tha Rama.