Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e falënderimeve në Kukës. Me një batutë për kryebashkiakun Safet Gjicin, Rama zbuloi se Tropoja do të marrë një tur dhe ndalesë të veçantë.
“Kontrata e Safetit ka një problem se është shkruar dhe shpërndarë kur nuk mendohej që do fitonim edhe Tropojën. Kështu që Safet nuk dua që… ta ul vlerën e fitores së Kukësit dhe rëndësinë e fitores tende por dua të them që ke hyrë në një fazë të re të historisë ku të gjitha rrugët të çojnë në Tropojë.
Me mirë të del se këta të Tropojës duan të dalin.”- tha Rama.