Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Pogradec në kuadër të fushatës elektorale të 14 Majit, ku theksoi se shëtitorja që do të ndërtohet pranë liqenit do ta transformojë tërësisht qytetin. Kreu i qeverisë shtoi se qeveria është ende në “borxh” me zonën e Mokrës dhe Gorës.

“Ne kemi në proces një projekt të madh, rreth 15 milionë euro që është në kantier në të gjithë zonën e Drilonit, projektin tjetër qe është në fazën përmbyllëse të kontratës për shëtitoren e liqenit të Pogradecit, një projekt që do ta transfromojë qytetin njësoj si Lungomarja transformoi Vlorën.

Kemi një sërë projektesh të tjeera që përfshin pjesëza të qytetit. Di që jemi akoma një borxh për të shlyer ndaj zonës së Mokrës dhe Gorës, ku ka potencial për zhvillimin e turizmit dhe ku mungon infrastruktura e nevojshme për t’i dhënë një hov turizmit dhe ekonomisë së zonës. Jemi në një moment të rëndësishëm në Pogradec dhe Shqipërinë në tërësi. Jemi në një moment kthese të madhe histyorike për ekonominë tonë.”, tha mes të tjerash Rama.