Rama: Cila PD? Alibeaj, fatkeqësi më vete, ka vulën, por jo të ndenjura! Merrem me Berishën dhe Metën, se ata janë kërcënim për vendin

Rama: Bashkia e Shkodrës po na bllokon ndërtimin e ujësjellësve dhe rrugën Shëngjin-Velipojë! Kjo do ndodhë nëse në 14 maj fiton opozita

Kryeministri Edi Rama tha se ka besim te drejtësia e re, por thekson se ky besim shkon kot, për aq kohë sa SPAK nuk merret me aferat më të mëdha siç ai i quan, duke nisur nga Gërdeci, 21 janari, akuzat për llogari ofshore të Monika Kryemadhit. Në emisionin ‘Real Story’ në Report Tv me gazetarin Sokol Balla, Rama tha se Prokuroria e Tiranës mban prej 10 vitesh ’21 janarin’, bën sikur s’kupton dhe pse dalin prova të reja.

“I shumëzoj me zero nëse për Gërdecin, 21 janari, për grabitjen e hidrocentraleve, për CEZ-DIA, për kontot e kryemadhit, nëse SPAK nuk merret me këto ne flasim kot. Kemi një prokurori që flet për 21 janarin në Prokurorinë e Tiranës dhe bën sikur nuk e kupton”, tha Rama.

Shkodra është një ndër Bashkitë që mazhoranca synon dhe këtu kryeministri Edi Rama e sheh garë të fortë, por jo të pamundur. Rama ka sqaruar deklaratën e tij se “nuk do të bashkëpunojnë me bashkitë që zgjedhin kandidatë të opozitës”. Ai tha se ajo është një retorikë politike, jo kërcënim, por shtoi se bashkëpunimi bëhet i pamundur. E për këtë solli si shembull disa projekte që tha se nuk po i realizon, për shkak se Bashkia e Shkodrës së Bardh Spahisë, po i refuzon.