Pas takimeve që zhvilloi në qarkun e Gjirokastrës, kryesocialisti Edi Rama është ndalu në Sarandë. Rama po e zhvillon takimin në shëtitoren e Sarandës, ku vihet re një prani e madhe e pjesëmarrësve. Rama tha se kjo është hera e parë që bëhet një takim në bulevardin e ri.
“Hera e parë që bëjmë një takim në këtë bulevard të ri. Besoj që megjithëse takimet që kemi bërë aty mbrapa kanë qenë plot njerëz e entuziazëm, unë skam parë ndonjëherë kaq shumë njerëz bashkë këtu në Sarandë.
Më vjen jashtëzakonisht mirë dhe dua të besoj që edhe kjo prania e madhe është shprehje e vetëdijes që 14 maji ka një rëndësi jo të vogël për të ardhmen e Sarandës. Më 14 maj ka shumë për të humbur nëse të gjithë ata që janë këtu dhe gjithë të tjerët që nuk janë këtu, nuk bëjnë një detyrë të vogël fare, q ëme votën e tyre të vendosin se kë do marrë Saranda në punë për 4 vitet e ardhshme”, tha Rama.