“Nëse do mund të ktheja dikë për të ndenjur një darkë nga ata që mungojnë, do të ktheja Dritan Hoxhën”- ishte deklarata e kryeministrit Edi Rama në Wake Up.
I pyetur nga moderator Bledi Salaj nëse i mungon dikush, Rama tha se i mungon Presidenti i Top Medias, Dritan Hoxha.
Ju mungon dikush?
Edi Rama: Dritan Hoxha, e pashë tani kur hymë këtu. Lum si ju që e filloni mëngjesin më këtë mjedis, duke ju folur njerëzve në vesh. Pash Tanin aty dhe pata një kshu, drithërimë, është një nga njerzit që nëse do të kisha mudnësinë të ktheja dikë për të ndënjur një darkë, nga ata që mungojnë, Tani do ishte nga ata që do ktheja.