Kryeministri Edi Rama siç edhe premtoi disa ditë më parë, nisi sot nga Shkodra një tur falënderimesh pas fitimin masiv në zgjedhjet e 14 Majit.
I shoqëruar nga fituesi Shkodrës Benet Be;i dhe drejtuesja politike e PS Elisa Spiropali, kryeministri ndalesën e parë e pati në Muzeun e Krimeve të Komunizmit për të cilin u angazhua në zgjerimin dhe pasurimin e tij.
“Besoj se ka shumë mundësi që të bëhet akoma më mirë, sidomos kjo pjesa e hyrjes që mund të ketë më shumë figurat e personave të persekutuar, familjeve, me fotografi autentike. Mund të bëhet diçka shumë spektakolare. Ne nuk kemi asnjë muze tamam për persekutimin e fesë, për shembull dhe Shkodra është djepi në kuptimin e zjarrit që u ndez për të persekutuar fenë, plus edhe elementët e tjerë që kanë të bëjnë me qytetin. Jo thjesht klerikët, por edhe familjet”, tha Rama.
Këtë vizitë kryeministri e ka shoqëruar edhe me një koment në rrjetet sociale ku thotë: “Vizitë në ‘Vendin e dëshmisë dhe kujtesës”, ku do të bëjmë një transformim rrënjësor, për ta kthyer nga një hapësirë pa jetë, në një muze mbresëlënës të tragjedisë së persekutimit komunist, destinacion kyç të Shkodrës historike.”
Jo vetëm për vizitorët e për turistët thekson kryeministri , po edhe për nxënësit shqiptarë kudo jetojnë.