Kryetari i Partisë Socialiste në takimin elektoral në Himarë për zgjedhjet vendore të 14 Majit, kërkoi mbështetje për kandidatin socialist për këtë bashki, Jorgo Goro. Sipas Ramës, qytetarët duhet të mbështesin socialistët nëse duan t’u zgjidhet çështja e pronave.
“Po nuk votuat mua, këtë këtu dhe Partinë Socialise në Tiranë u ikën pronat për lesh”.
Rama nuk la pa përmendur as kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Fredi Bejlerin.
“Budallin do votoni ju, gdhënë. E doni në bashki gdhënë, ç’a të bëj unë, të bashkëpunoj me të”.
Nga Himara ai e pagëzoi koalicionin “Bashkë Fitojmë” me një epitet të ri.
“Koalicioni i karavidheve”.
Sipas Ramës, qeveria ka investuar shumë në Himarë dhe do të vijojë të investojë edhe në katër vitet ne vijim, pasi synon rritjen e turizmit.