Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat në Korçë, ku e përqendroi fokusin në zhvillimin ekonomik.
Ai deklaroi se është i vetmi qytet që ka dy kryetarë bashkie, njërin në Tiranë dhe tjetrin në Korçë, dhe me mbështetjen që ka kandidati nuk flitet për garën.
Ndër të tjera kryetari i Partisë Socialiste tregoi se Korça ka pasur një zhvillimin më të lartë ekonomik vitet e fundit, pas Tiranës.
“Korça është i vetmi vend në Shqipëri që ka dy kryetarë bashkie, një këtu dhe një në Tiranë. Me sa duket Korça, Nikos është një hall që do ti dalë bashkë me shpirtin. Për hir të vërtetës Sotiraqi ka lindur me dy këmisha, se ky ka edhe një kryetar bashkie në krah edhe kryeministrin në krahun tjetër dhe besoj është e kotë të flasim për garë dhe kundërshtarë. Këtu do të flasim se çfarë do të bëjmë. Korça është bashkia që në vitet e fundit ka pasur zhvillimin ekonomik më të larë pas Tiranës.
Kur kemi ardhur Korça kishte vëtëm një hotel i mbetur që nga koha e komunizmit. Të mos flasim për kalldrëmin që ishte copë copë dhe pazarin që nuk shihej me sy. Sot Korça është një zonë e cila duhet të kthehet për të gjithë vajzat dhe djemtë, që të ketë të ardhme. Të rinjtë dhe të rejat janë të parët që e prekin dhe krijojnë modelin e tyre. Këtu ka të rinj që janë fantastikë që kanë ndërmarrjet e tyre, që merren me industrinë kreative”, tha Rama.