Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se një projekt i ri i emëruar “Dua të luaj” do të shtrihet në disa qytete të Shqipërisë.

Rama ka ndarë në Facebook detaje rreth këtij projekti, i cili do të jetë një hapësirë multifunskionale për të rinjtë ku do të mund të ushtrojnë aktivitete të ndryshme sportive dhe të argëtohen.

Lezha është qyteti në të cilin Rama ka njoftuar se do të zhvillohet ky projekt.
“Këtë verë fëmijëve dhe të rinjve të Lezhës do iu shtohet një hapësirë e re multifunksionale me 3 fusha sportive, tenis, basketboll dhe volejboll, me shatërvane, kënd lojërash e sipërfaqe të gjelbër pjesë e projektit “Dua të Luaj” i shtrirë në disa qytete të vendit”, shkruan ai.