Deputeti socialist, Petro Koçi i ftuar në Euronews Albania tha se nuk mendon se kthimi i Bashës mund të ketë një impakt politik. Ai tha se në situatën në të cilën është grupi parlamentar i Partisë Demokratike, figura e Lulzim Bashës është më karizamtike, por gjithsesi sipas tij ai nuk premton dot fitore.
“Unë nuk besoj se kthimi i Bashës mund të ketë impakt në Partinë Demokratike. Me sa shikoj unë në grupin parlamentar është vështirë të gjesh një personalitet i cili mund të kthehet në një strumbullar ribashkimi të Partisë Demokratike.
Basha në krahasim me këta që janë mund të ishte një figurë më karizmatike, por për rrethanat që shoqëruan situatën dhe e detyruan atë të ikte mendoj se e ka të pamundur që të rikthehet.
Ai nuk është një personalitet që mund të pretendojë fitore”,-tha Petro Koçi.