Roland Bejko, tashmë ish-kandidat për Bashkinë e Tiranës pranoi se mund të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike vetëm në dy raste.
Bejko deklaroi se diçka e tillë mund të ndodhte vetëm në rast se e kërkonte baza demokrate ose ndërkombëtarët.
“Do ta ndërmerrni një hap të tillë vetëm në dy raste. Në rastin kur do ma kërkonin demokratët, pra baza e Partisë Demokratike.
Nuk më pëlqen të jem përfaqësues i ndonjë elite dhe të jem peng i ndonjë elite, qoftë kjo brenda apo jashtë Partisë Demokratike.
E dyta kandidimin edhe në rast se partnerët ndërkombëtarë do ma kërkonin këtë gjë, që unë të isha në garë”, tha Bejko i ftuar në Spotlight.