Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me mbështetësit e Partisë Socialiste në Mat e Klos, ku i ka falenderuar për votën e dhënë në zgjedhjet e 14 majit.
Gjatë këtij takimi, Rama është shprehur se puna në çdo Bashki duhet të nisë nga fillimi, ndërsa nuk i kurseu batutat, duke u shprehur:
“Burrat janë shumë të fortë kur nuk i kanë gratë afër. Ju që jeni në rresht të parë rrini serioz se gratë po punojnë në shtëpi dhe po shohin televizor dhe mos hani kot ndonjë derë turive që mos shkoni të flini te komshiu.”
Rama: Edhe Klosi, edhe Bulqiza do të jenë në pararojë të ndryshimeve. Unë dua të falenderoj dhe ata që nuk dolën në votim. Ata nuk e ngarkuan veten, nuk e ngarkuan turpin e një vote për BF. I kanë hequr shumë vota tyre që dolën për t’i tërhequr zvarrë pas problemeve personale.Atë përmbysje ngjyrash në hartë, ne ta kthejmë në përmbysje në ekonomi etj. Ndryshimet që kanë ndodhur janë një sfidë e madhe për ne. Klosi duke na votuar, na ka sfiduar ne. Ne do të bëjmë cmos, me shumë përkushtim që ta fitojmë këtë sfidë. Gjithkuhs e ka në dorë të bëjë atë që thotë populli: hallin që nuk ma zgjidh, të paktën ma qaj.
Tani ne jemi këtu për të kërkuar që Agroni të bëjë më shumë, të cojë në një nivel tjetër marrëdhëniet me njerëzit. Do marrim inciativa konkrete për të patur Bashki më të hapura. Sa më të hapur të jemi, aq më shumë do të krijojmë sensin e një familje, pasi nga puna e përbashkët marrim më shumë.
Burrat janë shumë të fortë kur nuk i kanë gratë afër. Ju që jeni në rresht të parë rrini serioz se gratë po punojnë në shtëpi dhe po shohin televizor dhe mos hani kot ndonjë derë turinjve që mos shkoni të flini te komshiu. Duke qenë se unë ua kërkova grave mbështetjen, dua të falenderoj në mënyrë të posaçme gratë e vajzat e Matit dhe të Klosit sepse ndryshimi im nga burrat e tjerë, është se unë e njoh varësinë nga gruaja, këta bëjnë si të pavarur.