17 Maj – Personeli shëndetësor këtë muaj ka marrë pagat e reja, me rritjen historike për mjekët specialistë. Mjekët në Spitalet Rajonale dhe Bashkiake të Jugut të vendit janë shprehur entuzjastë për pagat e reja me +50 mijë lekë, duke e konsideruar një rritje dinjitoze që vlerëson profesionin dhe mjekët në Shqipëri.
Mjekët e spitaleve të Përmetit, Gjirokastrës, Vlorës, Korçës, Fierit dhe Elbasanit duke e konsideruar një rritje historike, shprehen të motivuar për të shërbyer me dinjitet në vendin tonë.

“Eshtë një rritje historike e pa ndodhur më parë dhe tani e prekshme për ne”,- tha dr. Vlefta Bejko nga Spitali Rajonal Korçë.

“Ishte një vlerësim i madh për ne”,- tha Dr. Jonus Hoxha nga Spitali Bashkiak Përmet.

“Me rritjen e pagës ne ndihemi vërtetë të vlerësuar dhe kjo na motivon më shumë të jemi efiçentë në punën tonë, të jemi të qëndrueshme për të mos u larguar asnjëherë nga vendi ynë”,- tha Dr. Ergys Mici nga Spitali Rajonal Elbasan.

“Eshtë një pag dinjitoze krahasuar me pagat e rajonit të Ballkanit që na motion të punojnë këtu pranë familjarëve tanë”,- tha Dr. Saimir Shehu nga Spitali Rajonal Elbasan.

“Sakrifica jonë e përditshme u shpërblye me këtë rritje histrike”, shprehet mjeku i Spitalit të Vlorës Faslli Haxhiraj.

“Rritja e pagave na barazoi me kolegët tanë në rajon”,- tha Dr. Stela Sanxhaku.
“Jam shumë i gëzuar për rritjen e pagës e cila me thënë të vërtetën ka qënë domethënëse”,- tha Dr. Endrit Susaj nga Spitali Memorial Fier.

Nga rritja e pagave sipas planit në sektorin e shëndetësisë përfitojnë mbi 22 mijë mjekë, infermierë, stafe administrative në strukturat shëndetësore.