Diagnostifikimi i sëmundjeve me ndihmën e kompjuterit është tentuar shumë herë gjatë viteve të fundit, veçanërisht për diagnostikimin e apendicitit. Por shfaqja e inteligjencës artificiale, hap rrugë të reja mundësish për të përmirësuar diagnozën mjekësore në përgjithësi. Për shembull, në lidhje me vlefshmërinë e diagnozave mjekësore, një mjek amerikan i urgjencës përshkroi se si i kërkoi ChatGPT të jepte diagnozat e mundshme të një gruaje të re me dhimbje në fund të barkut. Makineria dha diagnoza të besueshme, duke përfshirë apendicitin dhe problemet me kistin e vezores, por nuk e përmendi shtatzëninë.
Megjithatë, sipas një artikulli në The Conversation, të nënshkruar nga dr. Stephen Hughes, lektor i lartë i mjekësisë në Universitetin Anglia Ruskin, kur ndoqi të njëjtën procedurë, ChatGPT deklaroi me besim shtatzëninë ektopike në diagnozën diferenciale.

Siç thekson ai, kjo na kujton se Inteligjenca Artificiale ka aftësinë për të mësuar vazhdimisht. Është kjo aftësi për të mësuar që do të përmirësojë performancën e makinerive të inteligjencës artificiale dhe do t’i veçojë ato nga algoritmet më të kufizuara të diagnostikimit kompjuterik. Nëse dikush raporton një gabim të ChatGPT, makineria do të kthehet të mësojë për gabimin duke u përditësuar me të dhëna të reja, përcjell dritare.net
Duke dashur të eksplorojë më tej aftësitë e modelit të inteligjencës artificiale, Dr. Hughes provoi një rast tjetër: atë të një fëmije me dhimbje fyti dhe skuqje të kuqe në fytyrë. Ka pasur disa diagnoza të arsyeshme. U përmend streptokoku, nuk u përmend ethja e kuqe e ndezur, e cila është rishfaqur vitet e fundit. Për këtë arsye ai shtoi një tjetër simptomë, zbehjen perioale, ku lëkura rreth gojës është e zbehtë, ndërsa pjesa tjetër e fytyrës është e kuqe. Me shtimin e kësaj simptome, diagnoza në fund ishte skarlatina.

Pra, cili është përfundimi? Sipas pedagogut, ekzaminimet mjekësore janë plot me terma teknikë dhe specifikë, që përdoren për të dhënë diagnoza të sakta. Megjithatë, një nënë, e cila dëshiron të informohet në mënyrë të vlefshme për sëmundjen e fëmijës së saj, ka më pak gjasa të dijë terma mjekësorë që mund të lehtësojnë saktësinë e diagnozës.
Në një eksperiment tjetër, Dr. Hughes i kërkoi ChatGPT të diagnostikonte dhimbjen gjatë urinimit dhe shkarkimit nga organi gjenital mashkullor pas seksit të pambrojtur, simptoma të disa sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Për habinë e tij, duke hequr referencat për marrëdhëniet seksuale, ChatGPT dha një diagnozë diferenciale që përfshin gonorrenë, e cila ishte gjendja për të cilën pedagogu po mendonte. Megjithatë, ashtu si në botën reale, dështimi për të qenë i hapur për shëndetin seksual ka efekte të dëmshme, po ashtu edhe në botën e inteligjencës artificiale. Së fundi, Dr. Hughes arrin në përfundimin se ky mjek virtual nuk është ende gati të marrë një bisturi, pasi i duhet më shumë njohuri, komunikim më i mirë dhe të jetë i sinqertë me informacionin që jep