Kandidatja e PS-së për bashkinë Durrës, Emiriana Sako ka votuar sot dhe ka ftuar të gjithë qytetarët të marrin pjesë në zgjedhje.

Sako tha se, sot është një ditë e rëndësishme për qytetin tonë dhe uroj që procesi të jetë i qetë.

“Ftoj të gjithë bashkëqytetarët e mi nga Durrësi, Ishmi, Manza, Sukthi, Rrashbulli, Katundi i Ri që të marrin pjesë masivisht në votime, sepse sot vendosim për të ardhmen e qytetit nesër”, u shpreh Sako në një postim në rrjetet sociale.