Presidenti i SHBA Joe Biden ka njoftuar një paketë të re ndihme ushtarake për Ukrainën deri në 375 milion dollarë.
Ai i tha Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky – në një takim në samitin e G7 – se SHBA po bënte gjithçka që mundej për të forcuar mbrojtjen e vendit kundër pushtimit rus. Paketa do të përfshijë municione, artileri, mjete të blinduara dhe stërvitje.
Duke falënderuar SHBA-në, llogaria e Zelensky në Twitter postoi: “Diskutuam bashkëpunimin e mëtejshëm për forcimin e aftësive mbrojtëse të vendit tonë, zbatimin e formulës së paqes në Ukrainë dhe projektet e rindërtimit”.
Anëtarë të lartë të Ukrainës dhe administratave amerikane ishin gjithashtu të pranishëm – duke përfshirë Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken.