Reperi Stresi ka komentuar karrierën e tij muzikore. I ftuar në “Mos i bjer me top”, Stresi është pyetur nëse do të bashkëpunonte me Luizin për të sjellë një këngë për publikun shqiptar, e padyshim që ai nuk ka thënë jo.

“Për muzikë, jam i hapur edhe për bashkëpunime. Muzika është diçka ndryshe nga Big Brother dhe nga politika,”-tha Stresi.

Kujtojmë që Stresi u shpall fituesi i “Big Brother Vip Kosova”, ndërsa Luizi i të njëjtit format në Shqipëri këtë vit.