Ditën e sotme qytetarë serbë pritet të protestojnë para ndërtesave komunale në veri të Kosovës, ku në 26 maj pati edhe përplasje me policinë që shoqëroi kryetarët e rinj të komunave që të hynin në zyrat e tyre.
Në orët e para të mëngjesit, grupime qytetarësh janë mbledhur në komunat e Leposaviçit, Ybutin Potokut dhe Zveçanit ku edhe ka prani të shtuar të forcave të policicisë.
Sipas mediave të Kosovës, raportohet që në Zveçan policia të ketë hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit. Ndërkohë në kuadër të këtyre protestave të paralajmëruara, edhe nxënësit do të bojkotojnë mësimin ditën e sotme.
Në 26 maj, pati përplasje mes forcave speciale të Kosovës dhe protestuesve serbë të cilët u mblodhën para ndërtesave komunale për të mos lejuar kryetarët e rinj të zgjedhur me votë që të hynin për të nisur detyrën e tyre. U desh ndërhyrja e policisë për të bërë që kryetarët e zgjedhur të arrinin të hynin në zyrat e tyre.
Kjo shkaktoi rritje të tensioneve, ku pati përplasje të ashpra mes proteshtuesve dhe policisë që si rrjedhojë sollën edhe plagosjen e 5 prej efektivëve. Gjithashtu në disa prej komunave u dëgjuan edhe të shtëna armësh dhe u ngritën barrikada.
Në kundërpërgjigjie, Vuçiç ngriti gatishmërinë ushtarake në Serbi si dhe zhvendosi trupat pranë kufirit me Kosovën.
Për tensionet në veri të Kosovës, pati reagime të shumta nga ndërkombëtarët, ku SHBA dhe BE dënuan ndërhyrjen e dhunshme të policisë së Kosovës dhe i kërkuan kryeministrit, Albin Kurti që të shmangte veprime të tilla, të cilat ata i quajtën ‘provokime’.
Nga ana tjetër, Kurti dhe Osmani në përgjigjie të deklaratave të ndërkombëtarëve, e cilësuan ndërhyrjen e policisë në veri si pjesë të ushtrimit të legjitimitetit.