Janë disa shenja të horoskopit që në fillim të majit do të kenë tre ditë shumë romantike. Në veçanti do të mund të lënë mënjanë detyrimet dhe mendimet negative për disa ditë dhe vendin e tyre do ta zënë momentet e shkujdesura plot pasion dhe erotizëm. Qoftë për ata që janë tashmë të përkushtuar apo të paangazhuar, ditët do të rrjedhin shumë bukur dhe ata do të mund të marrin frymë dhe të shpëtojnë nga rutina që u duhej aq shumë ta linin mënjanë. Shihni më poshtë nëse i përkisni njërës prej këtyre shenjave që do të kenë një tre ditë shumë romantike në fillim të majit:

AKREPI

Ata janë ndër shenjat që për shkak të sekstilit Mars-Uran do të kenë shumë ndryshime pozitive, veçanërisht përsa i përket stresit personal dhe psikologjisë. Kjo nga ana tjetër do të bëjë një ndryshim në fusha të ndryshme të jetës së tyre dhe veçanërisht në atë erotike, pasi libido do të rritet në mënyrë dramatike, diçka që do të përkojë edhe me humorin e përgjithshëm të partnerëve të tyre. Eksitimi dhe erotizmi në lidhje do të shtohen ndjeshëm dhe netët e nxehta do të pasojnë njëra-tjetrën.

PESHQIT

Janë shenja që do kalojnë edhe një tre ditë po aq romantike , ndërkohë që do mund të zgjidhin çdo problem dhe keqkuptim që ka pasur në lidhje. Në veçanti, të fejuarit do të mund të rinovojnë marrëdhënien e tyre me hapa të thjeshtë dhe në të njëjtën kohë të eksperimentojnë në rrugë të reja dashurie, duke lënë pas turpin dhe mendimet e dyta. Nga ana tjetër, beqarët do kenë një nevojë të madhe për flirtim, e cila e kombinuar me gatishmërinë e tyre për të qenë gjithë kohës jashtë do të ketë një efekt.