Reshje të dendura shiu kanë përfshirë kryeqytetin mesditën e kësaj të premteje.

Edhe pse prej ditësh kryeqyteti është përfshirë nga temperatura të larta, sot Tirana është përfshirë nga shiu i rrëmbyeshëm, shoqëruar edhe me vetëtima.
Sikurse duket nga pamjet, disa qytetarë i ka zënë të pa përgatitur pasi dita nisi me diell të ngrohtë.

Moti i paqendrueshëm, me paradite të ngrohta me diell e temeratura 27-28 gradë celcius dhe pasdite me rreshje shiu, do të na shoqërojë edhe këtë fundjavë.
Për Top Channel, sinoptikanja Lajda Porja është shprehur se e njëjta situatë e motit do të vijojë për disa ditë edhe në javën tjetër. Edhe pse temperatura të larta, reshjet do t’i kemi prezente, tha meteorologjia.