Muaji prill ka shënuar më pak aksidente krahasuar me prillin e një viti më parë. Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave, numri i aksidenteve rrugore në muajin prill 2023 u ul me 25 % krahasuar me prillin e një viti më parë.
INSTAT thekson se në muajin prill 2023 numërohen 69 aksidente rrugore nga 92 të ndodhura në muajin prill 2022.
Gjithsej, numri i aksidenteve rrugore është ulur me 25 %. Ndërkohë, rënie shënoi edhe numri i të aksidentuarve.
Sipas INSTAT-it, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) rezulton 94 persona nga 132 në muajin prill 2022.
Raporti i INSTAT tregon se aksidentet rrugore, në 87 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grupmosha deri 24 vjeç, duke zënë 24.6 % të numrit të aksidenteve gjithsej.
Aksidentet në këtë grupmoshë janë ulur me 15 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.