Shkodra, është një nga qytetet që bëhet shpesh kryefjalë e medias për shkak të krimeve që ndodhin aty, duke marrë jetë njerëzish.
Në takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte në qytetin veriperëndimor, krah kryebashkiakut të ri Benet Beci dhe ministrave të qeverisë, u ndal te çështja e sigurisë së qytetit. “Kemi pasur probleme në mënyrë të vazhdueshme. Plagë që inflamohet herë pas here. Është me rëndësi të kemi parasysh se situata është më mirë se sa ishte, por është larg asaj që duhet të kemi”.
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shpreh se lufta kundër krimit të organizuar do të vazhdojë pa pushim në qytet. “Shkodra ka qenë një nga zonat e nxehta të krimit në këto 30 vite. Ne kemi bërë goxha luftë, herë e kemi luftuar, herë jo. Shumë shpejt ju vetë do ta ndjeni gjithë këtu strukturim që edhe ne po i bëjmë Policisë së Shtetit, dhe që do të ndihet edhe këtu”.