Emirjana Sako duket se është drejt rrugës së duhur për të marrë mandatin e dytë në krye të bashkisë së Durrësit.

Në një prononcim për Top Channel, Sajo është shprehur se ndihet shumë krenare me rezultatet paraprake dhe se nuk ka fjalë të falënderojë qytetarët që e kanë mbështetur.

“Është një rezultat i jashtëzakonshëm një besim shumë i madh, Treguan me votë që janë pro projekteve madhore për transformimin e Durrësit. Kemi shumë punë për të bërë do ta nisim aty ku e kemi lënë për të vazhduar. Është besim i jashtëzakonshëm jam shumë e emocionuar e krenare, përulem para këtij besimi dhe është një arritje shumë e madhe për mua të drejtoj qytetin ku jam rritur.”– tha Sako.

Sipas rezultateve të deritanishëm Emiriana Sako ka marrë 44039 vota ndërsa Igli Cara 35131 vota.