Deputeti i dyshes Berisha-Metaj, Ervin Salianji, ka shkaktuar një incident ditën e sotme  në Kavajë, saktësisht në QV numër 2174.

Të pranishmit nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se Ervin Salianji, i shoqëruar nga persona të tjerë të cilët mbanin kapele për të mos u identifikuar qartë,  ka sharë dhe ofenduar me fjalor rruge një komisioner të Partisë Socialiste duke i thene ”Ju kavajsit jeni ….”, duke mos e qartësuar se për çfarë konkretisht e kishte fjalën.  Persona nga vendi i ngjarjes theksojnë se pasi ka agravuar situatën duke sharë nga familja komisionerin e PS, Salianji është larguar duke lënë një konflikt të hapur mes kampeve.

Policia dhe përfaqësues të KQZ ndodhen në vendngjarje për të stabilizuar situatën.