Erion Veliaj ka thelluar edhe një herë tjetër avantazhin me rivalin e tij kryesor për garën për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi.
Kandidati socialist, njëherazi kryetar aktual, është rritur në mbështetjen e tij, ndërkohë që Këlliçi ka rënë me 3% krahasuar me sondazhin e Piepolit më 19 prill, pra 2 javë më parë. Sipas rezultateve të përfituara nga sondazhi i institutit italian Piepoli në bashkëpunim me Report Tv, 49-53% e qytetarëve në Tiranë do të votonin për Erion Veliajn si kryetar bashkie për t’i besuar një mandat të tretë.