Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se rezultati i zgjedhjeve ishte tragjik për opozitën dhe ky nuk është një lajm i gëzueshëm, por është realitet.
Sipas tij, me humbjen e thellë në Tiranë ku diferenca mes Veliaj dhe Këlliçit ishte 60 mijë vota, Sali Berisha e ka forcuar shumë politikisht Erion Veliajn.
“Mos harroni që në Tiranë diferenca ishte 60 mijë vota, që është sa një qytet, një diferencë e jashtëzakonshe. Mendoj se Berisha ka bërë nderin e jetës Veliajt. Me këtë humbje fatale, përfundimisht e ka forcuar Veliaj si asnjëherë. Dështimi dhe organizimi i keq në Tiranë nga opozita edhe pse kishte një kryetar bashkie 8 vjet në drejtim, të konsumuar. Çuditërisht Berisha e forcoi më shumë se fitoi më thellë se në zgjedhjet e tjera. Berisha i ka bëtë një nder Veliaj dhe Ramës”, tha Spahiu.