Organizata World of Statistikat ka publikuar të dhëna interesante për ditëlindjet më të zakonshme në botë.
Sipas të dhënave të tyre, më së shumti njerëz kanë lindur më 9 shtator, ndërsa ditëlindja e dytë më e zakonshme është 19 shtatori.
Sipas statistikave që disponon kjo organizatë, më së shumti persona kanë lindur në shtator, ndaj data e tretë dhe e katërt janë data 12 shtator dhe 17 shtator.
Sipas Indeksit, ditëlindja më e rrallë bie më 29 shkurt. Njerëzit e lindur në këtë ditë mund të festojnë ditëlindjen e tyre në datën e saktë çdo katër vjet.